Whyte kërkon revanshin ndah Fury

Boksi

Whyte kërkon revanshin ndah Fury

Më: 25 prill 2022 Në ora: 17:17
Whyte dhe Fury

Dillian Whyte ka kërkuar mundësinë për një tjetër duel me Tyson Fury.

Boksieri britanik, Dillian Whyte u nokautua brutalisht nga kundërshtari i tij, Tyson Fury.

Fury ishte larg boksieri më i mirë në ring në mbrëmjen e 23 prillit, por Whyte mendon se kampioni i WBC bëri me hile.

“Uppercut u lëshua; mundohesha të kthehesha në fokus, por ai më shtyu dhe unë u përplasa në tokë, ku godita kokën. Ishte ilegale”, ka thënë Whyte.

“Nuk është mundje, është boks, por si zakonisht, ata lënë Fury të bëjë çfarë dëshiron dhe ai del paç me këtë. Duhej të më lihej kohë për rikuperim. Ai më shtyu dhe i tha gjyqtarit ‘mos e li të vazhdojë”, ka shtuar britaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat