​Whyte nuk e pranon humbjen ndaj Furyt: Më shtyu me duar, kjo nuk është e ligjshme

Boksi

​Whyte nuk e pranon humbjen ndaj Furyt: Më shtyu me duar, kjo nuk është e ligjshme

Më: 26 prill 2022 Në ora: 11:24
​Whyte nuk e pranon humbjen ndaj Furyt: Më shtyu me duar, kjo nuk është e ligjshme

Dillian Whyte pretendon se humbja e tij përball Tyson Furyt të shtunën në luftën për titullin e peshave të rënda WBC nuk erdhi në mënyrën e duhur pasi ai u shty me duar nga Fury dhe nga përplasja në tokë mori dëmtime në kokë.

Fury, kampioni në fuqi dha një goditje të fortë në fund të raundit të gjashtë, duke e rrëzuar në tokë Whyte i cili iu përgjigj numërimit deri në 10 të arbitrit, por nuk ishte në gjendje të vazhdonte më tej luftën/

Pas goditjes, Fury e shtyu Whyte më të dy duart dhe kjo është arsyeja se pse sipas Whyte përfundimi i kësaj lufte nuk ishte i rregullt, transmeton KosovaPress.

Pavarësisht asaj që në dukje ishte një përfundim i rregullt dhe që nuk është diskutuar më pas luftës në “Wembley”, Whyte ka thënë se atij duhet t'i ishte dhënë kohë shtesë për t'u rikuperuar.

Duke folur për “Sky Sports News”, Whyte tha:

"Unë isha i tronditur, por padyshim që po përpiqesha të rikuperoja shqisat dhe ai më shtyu siç duket në pamje dhe unë rashë dhe lëndova kokën time që është e paligjshme. Kjo nuk është mundje. Ata duhej të më kishin lënë kohë shtesë për t'u rikuperuar dhe më pas të vazhdoja të luftoja”

"Unë u lëndova dhe po mundohesha t'i bashkoja shqisat dhe ai me shtyu me dy duar. Punë e tmerrshme nga arbitri atje, por shkoi ashtu siç shkoi”, ka thënë Whyte..

Fury zbuloi pas meçit se ka të ngjarë të tërhiqet nga boksi pasi ka rritur rekordin e tij të pamposhtur në 33 meçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat