​Fury kërkon shifër marramendëse për t’u kthyer në ring

Boksi

​Fury kërkon shifër marramendëse për t’u kthyer në ring

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 18:29
Tyson Fury

Tyson Fury ka thënë se ai dëshiron 500 milionë funte për të luftuar me fituesin e duelit Oleksandr Usyk-Anthony Joshua në një luftë të madhe për titullin e botës në peshat e rënda.

Kampioni i WBC këmbënguli që ai të mbetet në pension ose mund të kthehej në ring për një shifër të madhe monetare.

Të martën u publikua një intervistë në të cilën Fury tha se do të konsideronte mundësinë e rikthimit për t'u përballur me Usyk, i cili ai pret që do ta mposhtë Joshuan edhe një herë në gusht.

Më pas u raportua se kjo mund të bëhej përmes një mega marrëveshje prej 200 milionë funtesh, por “Gypsy King” e hodhi poshtë këtë të mërkurën në mëngjes dhe zbuloi çmimin e tij.

“Edhe ai raport prej 200 milionë funtesh sot, as që më tundoi. Kjo do të ishte sa gjysma e asaj që do të doja për t’u rikthyer nga pensioni”, tha Fury për “talkSport”

"Unë ndoshta do të doja një gjysmë milionë funte për t’u rikthyer nga pensioni. Po ju them të vërtetën, nëse doni që unë të rikthehem, do të kushtojë gjysmë milionë””, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat