Kosova me disa boksierë në Podgoricë e në Shkup

Boksi

Kosova me disa boksierë në Podgoricë e në Shkup

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:45
Kosova me disa boksierë në Podgoricë e në Shkup

Kosova do të garojë në turneun ndërkombëtar të boksit, që do të mbahet në Podgoricë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, konfirmon se në turne shkojnë me disa boksierë.

“Kombëtraja e Kosovës në boks për shkollar (kadet) 2008-2009 do të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë  “Trophy Of The Podgorica”, i cili do të mbahet nga datat 23 – 27 qershor 2022 në Podgoricë (Mali i Zi).

Kosova do të përfaqësohet me dy (2) boksier, (37-40 kg) Riad Isufi, (52 kg) Flori Tarani dhe selektori Besnik Vranovci.

Kombëtarja e Kosovës në boks për të rinj (17-18 vjeçar)  2004-2005 do të marr pjesë në turneun ndërkombëtarë  “Arena Kup”, i cili do të mbahet me 25 qershor në Shkup (Maqedonia e Veriut). 

Kosova do të përfaqësohet me katër (4) boksier, 57 kg. Bajram Zymi, 60 kg. Dion Kunushevci, 63.5 kg Planet Berisha, 86 kg. Taulant Jakupi  dhe trajneri Lirim Shllaku”, njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat