Sfida shtyhet sërish

Boksi

Sfida shtyhet sërish

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:45
Sfida shtyhet sërish

Revanshi i peshës së rëndë në boks mes kampionit të botës, ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Anthony Joshua do të zhvillohet më 29 gusht, në Jedah. Lajmin e konfirmon ESPN, që thotë se palët kanë rënë dakord për një tjetër shtyrje të sfidës.

Ky duel i planifikuar për t’u zhvilluar në pranverën e këtij viti është shtyrë disa herë, fillimisht për shkak të luftës në Ukrainë. Më pas u ra dakord që dueli të zhvillohej më 23 korrik, por ende nuk ka një kontratë të firmos.

Tashmë duket se boksierët kanë arritur marrëveshje për të dueluar më 20 gusht edhe pse asgjë nuk është zyrtare.

Pritet që Eddie Hearn të finalizojë dokumentet dhe zyrtarizojë datën e sfidës, që do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, nga ku ka ardhur edhe oferta më e mirë financiare. Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve duelin e parë mes tyre, zhviulluar në shtator të vitit të kaluar, duke marrë edhe titujt kampionë në kategoritë IBF, WBA e WBO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat