Caktohet data dhe vendi për revanshin Usyk – Joshua

Boksi

Caktohet data dhe vendi për revanshin Usyk – Joshua

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 18:57
Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua

Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua do të përballen për titujt e kampionit botëror në peshat e rënda.

Dyshja ishin përballur në shtatorin e kaluar kur Usyk i fitonte titujt ndaj Anthony Joshua dhe tani është koha për revanshin.

Usyk dhe Joshua, tashmë siç është konfirmuar do të përballen më 20 gusht (e shtunë).

Meçi mes tyre do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Fituesi i duelit ka gjasa të mëdha që të përballet me kampionin e WBC, Tyson Fury për unifikim titujsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat