Makhachev të duelojë ndaj brazilianit

Boksi

Makhachev të duelojë ndaj brazilianit

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 14:13
Makhachev të duelojë ndaj brazilianit

Pas instistimit që Khabib Nurmagomedov ka bërë që “nxënësi” i tij Islam Makhachev të duelojë ndaj brazilianit Charles Oliveira për titullin vakant në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka ardhur përgjigja e amerikano-latinit.

“Nëse ata vërtet e duan atë, ata duhet të më ndjekin “, tha Oliveira. “Këtë gjë kam bërë edhe unë, kam ndjekur kampionin, ccfarë donte dhe ku donte të duelonte ai. Pastaj u bëra kampion. Dua të luftoj në dhjetor, ndaj le të bëjmë diçka interesante”.

“Le të luftojmë në janar, në Brazil. A nuk është kjo ajo që dëshironi vërtet? Kështu që do të shisni edhe më shumë PPV. Dëgjo Khabib. Ti ke provuar tashmë tre parandjenja për mua dhe i ke humbur të treja. Unë nuk jam si të tjerët”, tha Oliveira.

“Unë do ta mund Islam. Unë do të mund Islam Makhachev. Problemi i tyre e ka emrin Charles Oliveira. Nëse ata e duan vërtet këtë sfidë, atëherë e dua edhe unë. Harroni Conor McGregor tani. Jam gati, në Brazil, Charles Oliveira kundër Islam Makhachev. A është kjo sfida që dëshironi?  Atëherë le ta organizojmë”, tha braziliani.

Më tej, duke folur për Khabib, sportisti brazilian tha: “Ishte kampion, 29 fitore radhazi dhe nuk tha asgjë. Ai gjithmonë i shiti sfidat e tij në një mënyrë të mirë, me të vërtetë shumë mirë dhe sot ai gjithmonë flet shumë.

Nëse është për të folur, do ta them. Unë do të mund Islam Makhaçevin dhe më pas do ta sfidoj Khabibin që të kthehet nga pensioni. Është lufta që të gjithë do të duan ta shohin. A nuk është kjo ajo që të gjithë do të duan të shohin? Të gjithë thonë se Khabib është shumë i ashpër. E respektoj shumë, por kohët e fundit ai ka folur shumë”, tha Oliveira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat