Boksieri shqiptar reagon pas vdekjes së Brilantit...

Boksi

Boksieri shqiptar reagon pas vdekjes së Brilantit...

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 23:07
Prenga

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Tre personat që ndodheshin brenda në makinë u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi, ndërkohë që më pas mjeti mori flakë.

Pas lajmit për vdekjen e djemve por veçanërisht Brilantit ka reaguar në rrjetet sociale boksieri Krist Prenga.

Kristi i cili duket se kishte pasur një raport të ngushtë shoqëror me viktimën, ka treguar se është i lënduar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut të tij dhe ka i shprehur ngushëllimet familjarëve.

“Na e bërë zemrën copash Brilant. Copash vëllai jonë. Në më të mirën ditë e në të mirën moshën shkove pranë Zotit. Tu prehtë shpirti në paqe. Ngushëllime miqtë e mi Zoti ju forcoftë”, shkroi Prenga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat