Usyk sërish tregon fuqinë ndaj Joshua-s, mbret i botës

Boksi

Usyk sërish tregon fuqinë ndaj Joshua-s, mbret i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2022 Në ora: 23:37
Pamje nga meçi Joshua – Usyk

(E plotësuar) - Ukrainasi Oleksandr Usyk edhe një herë tregoi klasin e tij në përballje me boksierin Anthony Joshua, duke i mbrojtur titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Usyk triumfon me vendim të gjyqtarëve, 116:112, 115:113, 113:115. 

Të dy boksierët treguan luftë të madhe, por në ndonjë rund edhe taktizuan! Usyk dhe Joshua, dhanë më të mirën, emocione edhe mes tifozëve në Jeddah të Arabisë Saudite. 

Image

Një humbje që vë në dyshim të ardhmen e britanikut, shumë nervoz pas sfidës, duke hedhur jashtë ringut, i pakënaqur, dy nga titujt e Joshua.

Rundi i 12--të, emocione në Jeddah të Arabisë Saudite, luftë e madhe në peshën e rëndë mes Anthonya Joshua dhe Oleksandr Usyk.  

Rundi i 11-të, gjithçka e paqartë, edhe një rund dhe vuloset edhe fituesi i kësaj sfide të madhe. 

Rundi i dhjetë, tifozët në këmbë, boksierët luftoni me tërë forcën që posedonin. Joshua i jashtëzakonshëm. Usyk dha disa goditje nga fundi i rundit. 

Rundi i nëntë më atraktiv, Joshua hidhet në ofensivë ndaj ukrainasit. Joshua sulmoi me tërë arsenalin duke tentuae të nokautojë rivalin. 

Rundi i tetë, luftë interesante deri me tash, të dy boksierët boksojnë me kujdes të shtuar, duke mos lejuar ndonjë gabim që mund t'ju kushtojë. Nga fundi i rundit Joshua godet fuqishëm. 

Në rundin e shtatë, Joshua synonte me ndonjë goditje të shpërqëndronte Usyk-un por pa sukses. 

Rundi i gjashtë më atraktiv, Joshua më agresiv, por edhe Usyk dha disa goditje.

Rundi i pestë, lëndohet paksa Usyk, por fatmirësisht lëndimi nuk ishte serioz në këmbë.

Rundi i katërt, maturi nga dy boksierët! Usyk kërkonte që të befasonte me ndonjë goditje Joshuan. 

Rundi i tretë nuk pati diçka të veçantë.

Rundi i dytë me disa goditje të ndërsjella. Joshua po tregohet jashtëzakonisht i kujdesshëm.

Rundi i parë i baraspeshuar mes boksierit Anthonya Joshua dhe Oleksandr Usyk.

Fillon meçi.

Armosferë e zjarrtë në Jeddah të Arabisë Saudite.

Intonohet himni.

Boksierët po dalin drejt ringut. 

Meç interesant pritet  mes Anthonya Joshua dhe Oleksandr Usyk. 

Të gjithë janë në këmbë, për meçin që pritet të fillojë pas orës 23.30.

Cili do të jetë më afër fitores. , ukrainasi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke marrë titujt kampioonë bote në peshën e rëndë. Ndërsa tani, është Joshua ai që kërkon të rimarrë titujt dhe bëhet kampion bote për të tretën herë.

Të dy boksierët pritet të tregojnë meç të madh dhe të pamëshirshëm në ring.

Meçin ndiqni LIVE KËTU

LINK2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat