Pas humbjes, Anthony Joshua shpërthen në lot në konferencën për media

Boksi

Pas humbjes, Anthony Joshua shpërthen në lot në konferencën për media

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 08:25
Anthony Joshua

Anthony Joshua shpërtheu në lot në konferencën për shtyp pas ndeshjes pasi humbi sfidën e tij për titullin botëror ndaj Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite.

Joshua, 32 vjeç, u mund me vendim të ndarë, pasi humbi gjithashtu me pikë nga ukrainasi në shtator.

I pyetur nëse ishte krenar për performancën e tij, Joshua u emocionua.

“Është vërtet shumë e vështirë për mua të them se jam krenar për veten time. Unë jam i mërzitur, me të vërtetë, thellë në zemrën time”, deklaroi Joshua

Dy herë kampioni i botës më pas mbuloi fytyrën me të dyja duart, duke marrë frymë thellë, ndërsa promotori Eddie Hearn bëri pyetjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat