Joshua sherr me tifozin

Boksi

Joshua sherr me tifozin

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 15:03
Joshua

Pavarësisht se kishte pritshmëri të larta për të marrë hak ndaj Oleksandr Usyk për atë disfatë në shtatorin e kaluar, sërish Anthony Joshua u detyrua të dorëzohej përballë boksierit ukrainas.

Në ndeshjen e vlefshme për Kampionin e Peshave të Rënda, britaniku mori një tjetër disfatë nga votat e tre anëtarëve të jurisë pas 12 raundeve të luftuara me Usyk ndërsa mbrëmja pas humbjes nuk ishte aspak e qetë për 30-vjeçarin.

Fillimisht, Joshuas iu desh të përballej edhe me kritikat që vërshuan nga spektatorët ndërsa në një moment britaniku ishte gati të konfliktohej me një prej tyre, por për fat ekipi i tij e ndali boksierin të bënte ndonjë marrëzi fatale.

Ndërkaq, në konferencën për shtyp, Joshua nuk mundi të mbante lotët duke theksuar edhe njëherë vështirësitë me të cilat është përballur në jetë për të mbërritur deri tek dueli për titullin botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat