Edi Rama vesh dorëzat e boksit, përballet “kokë më kokë” me Florian Markun

Boksi

Edi Rama vesh dorëzat e boksit, përballet “kokë më kokë” me Florian Markun

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:55
Edi Rama vesh dorëzat e boksit, përballet “kokë më kokë” me Florian Markun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, priti sot në ambientet Kryeministrisë, boksierin me famë botërore, Florian Marku, i cili do të ndeshet më 25 gusht në një duel kundër Miguel Parra Ramirez.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ndihet i nderuar nga vizita e një tjetër ylli të sportit shqiptar, superstarit të ringut Florian Marku.

Gjatë vizitës, Marku i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi, me të cilat kryeministri nuk ngurroi t’i vishte dhe të bënte foto me yllin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat