T’i këndoj Adem Jasharit! Florian Marku ia merr këngës para fytyrës së rivalit

Boksi

T’i këndoj Adem Jasharit! Florian Marku ia merr këngës para fytyrës së rivalit

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:09
Florian Marku

Florian Marku do të ndeshet kundër Miguel Ramirez në datën 25 gusht.

Një rival që nuk i përket niveleve më të larta, por boksieri shqiptar kërkon të thotë fjalën e tij edhe në Air Albania.

Prezantimi i boksierëve është bërë në ditën e sotme, teksa kanë zbritur në stadiumin e Tiranës.

Në një moment Florian Marku ia ka marrë këngës së Ademi Jasharit para fytyrës së Ramirez, ndërsa ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim të vetëm dhe ka qëndruar si i ngrirë. Peshimi zyrtar do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 11:00 në sheshin Skënderbej.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat