Fury do ndeshet me Usyk?

Boksi

Fury do ndeshet me Usyk?

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:27
Fury do ndeshet me Usyk?

Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury pritet të ndeshen mes tyre për të unifikuar titujt kampionë bote në peshat e rënda.

Ukrainasi mban rripat në kategoritë IBF, WBO, WBA dhe Ring Magazine, kurse britaniku në kategorinë WBC.

Fury gjithsesi është i qartë me mesazhin e tij për duelin me Usyk, duke kërkuar ofertën e duhur që të rikthehet sërish në ring.

“Dueli më i madh në historinë e boksit duhet të jetë edhe dueli më i paguar në histori. Nëse do të dueloja ndaj Anthony Joshua do ta bëja falas, por tani është krejt ndryshe”, shkruan Fury në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat