Një nga ngjarjet më të mëdha të boksit që mbahet në kryeqytetin shqiptar

Boksi

Një nga ngjarjet më të mëdha të boksit që mbahet në kryeqytetin shqiptar

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:45
Florian Marku

Mbrëmja e sotme do të jetë e shënuar për boksin shqiptar, pasi sjell në Tiranë një eveniment të rëndësishëm.

Florian Marku do të duelojë ndaj meksikanit Miguel Parra Ramirez, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Do të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të boksit që mbahet në kryeqytetin shqiptar, me 10 duele gjithsej, të cilat do të kulmojnë me ndeshjen e Markut.

Florian Marku vijon të korrë suksese në boksin profesionist. I njohur me nofkën “Albanian King”, 29-vjeçari e ka nisur karrierën në vitin 2018 dhe është i pamposhtur deri më tani.

Ai regjistron 11 fitore (7 me KO) dhe 1 barazim, e tashmë e shikon veten në vendin e 43-të për peshat “welter”, klasifikim ky i faqes së madhe “boxrec”.

Kujtojmë së para karrierës si boksier, Marku ka qenë pjesë e arteve marciale mikse (MMA), ku ka zhvilluar 3 ndeshje, duke i fituar të tria.

Ndërkohë, Miguel Parra Ramirez, 29 vjeç, koleksionon 21 fitore (14 me KO), 2 humbje dhe 1 barazim.

Meksikani renditet i 262-ti në peshat “super light”, ndërsa e përbashkëta me Markun është se edhe Ramirez nuk i ka veshur kurrë dorezat e boksit olimpik, duke kapërcyer direkt në atë profesionist.

Në duelin e sotëm do të jetë në mes edhe titulli i mbetur vakant “WBC silver welterweight”, gjerdan të cilin Marku kërkon ta rrëmbejë para publikut të zjarrtë shqiptar që do të mbushë stadiumin kombëtar.

Dje boksierët i janë nënshtruar edhe peshimit, ndërsa tashmë gjithçka është gati për duelin, sfidë që pritet të nisë rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat