Mesazhi i Florian Markut pak orë para duelit

Boksi

Mesazhi i Florian Markut pak orë para duelit

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:22
Florian Marku

Sot në mbrëmje, në stadiumin “Air Albania”, do të zhvillohet dueli për titullin kampion bote në kategorinë WBC Silver mes Florian Marku dhe meksikanit Miguel Parra Ramirez.

Një duel që pritet me interes nga fansat shqiptarë, që sot pritet të jenë të shumtë për të mbështetur boksierin lushnjar.

Mëngjesin e sotëm, Marku ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet i bindur për këtë sukses. “Mirëmëngjes botë. Sot është dita ime”, shkruan Florian Marku, i pamposhtur në karrierën e tij (11 fitore e 1 barazim në karrierë).

Dy boksierët kanë kryer dje peshimet zyrtare dhe pothuajse kanë qenë në të njëjtën peshë, me shqiptarin që ishte pak më i rëndë se rivali meksikan (21 fitore, 2 humbje e 1 barazim për Parra).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat