Wilder konfirmon rikthimin në ring në tetor

Boksi

Wilder konfirmon rikthimin në ring në tetor

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:25
Wilder konfirmon rikthimin në ring në tetor

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring më 15 tetor të këtij viti. Ai ka konfirmuar se do të duelojë në Brooklyn, ndaj suedezit Robert Helenius, që ndryshe njihet me nofkën “makthi nordik” (31 fitore e 3 humbje).

Një duel me 12 raunde, që do të jetë si një sfidë eliminatore për boksierët, që më pas mund të duelojnë për titullin kampion bote në kategorinë WBC. Për Wilder, ish-kampion i këtij Divizioni, ky është rikthimi në ring pas një viti pushim, që kur humbi triologjinë ndaj Tyson Fury.

Wilder (42 fitore, 2 humbje e 1 barazim) tha: “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por tani jam prapë këtu. Kam menduar shumë herë nëse do të dueloj srëish apo jo. Pasi pashë statujën që më vendosën në vendlindjen time e pashë aq shumë njerëz aty, mora vendimin për t’u rikthyer”.

“Pres me padurim të rikthehem në ring, në një stadium ku kam arritur fitoret e mia me KO më të bujshme, një vend që e konsideroj shtëpinë time të dytë”, tha Wilder. Ndërsa Helenius, tha: “Kam kohë që e pres këtë mundësi. Do të jem gati për atë ditë. do t’ju befasoj të gjithëve në ring”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat