Joshua merr vendimin për të ardhmen e tij

Boksi

Joshua merr vendimin për të ardhmen e tij

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 13:34
Joshua merr vendimin për të ardhmen e tij

Boksieri britanik Anthony Joshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar se dëshiron të duelojë sërish këtë vit.

Pak ditë më parë, ai humbi revanshin ndaj ukrainasin Oleksandr Usyk, në një duel në përgjithësi të ekuilibruar. Pas sfidës ai ka qenë shumë nervoz dhe nuk e besonte se kishte humbur duelin e jetës.

“Unë jam dhe do të jem përjetë një luftëtar. Uria për të dueluar e fituar nuk do të vdesë kurrë”, tha Joshua, që ka në plan të rikthehet në ring në dhjetor të këtij viti. Gjithsesi, për momentin nuk ka asgjë zyrtare për rikthimin e tij.

Eddie Hearn, menaxheri i Joshua e promotori i njohur i boksit, ka në plan që boksieri të zhvillojë 3 duele vitin tjetër, pasi të rikuperojë psikologjikisht dështimin e revanshit. “Kam biseduar me Eddie dhe i kam kërkuar që të rikthehem në ring sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Joshua.

“I kam kërkuar të dueloj që në nëntor, pasi për mua momenti është i rëndësishëm dhe s’kam kohë për të humbur. Ai më tha se dhjetori është koha më e përshtatshme. Për mua s’ka rëndësi ndaj kujt dueloj, kushdo që ka dëshirë e pres”, u shpreh Anthony Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat