Florian Marku godet kuq e zi, gjunjëzon meksikanin

Boksi

Florian Marku godet kuq e zi, gjunjëzon meksikanin

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2022 Në ora: 19:08
Pamje nga meçi

Boksieri shqiptar, Florian Marku, tregon edhe një herë klasin e tij, duke e mposhtur meksikanin Miguel Martinez.

Marku triumfoi me venim të gjyqtarëve.

Florian Marku është fitues i brezit WBC Silver! 

Image

Mbi 20 mijë shikues u kënaqën me meçin që ishte jashtëzakonisht interesant  deri në pikën e fundit. Tifozët me brohoritje i dhanë zemër Markut.

“Sjam supermen, por jap shpirtin”, Florian Marku flet pas fitores së madhe në “Air Albania”.

Rundi i dhjetë, rundi vendimtarë, Marku apo Martinez. 

Rundi i nëntë, meçi po shkon drejt fundit, kush do të jetë fitues i sfidës së madhe? 

Rundi i tetë, luftë e madhe mes shqiptarit Florian Markut dhe meksikanit Miguel Ramirez.

Rundi i shtatë, Florian Marku shumë më aktiv, me një goditje ia dëmton edhe syrin meksikanit. Spektakël në stadiumin "Air Albania" në Tiranë.

Rundi i gjashtl jo aq i mirë për Markun, meksikani pati më shumë. 

Rundi i pestë, Florian Marku po bokson me zgjuarsi. Ai synon të fitojë brezin e dytë, WBC Silver.

Miguel Parra Ramirez, meeksikan, është në presion të goditjeve nga Marku.

Rundi i tretë, luftë e madhe në stadiumin "Air Albania" në Tiranë. Atmosferë brilante. Marku po shfaqet gjithnjë e më agresiv.

Rundi i dytë, Florian Marku paksa në siklet.

Rundi i parë mjaft i mirë mes boksierëve.

Meçi po fillon!

Pritet edhe pas pak minuta që të fillojë dueli. Me siguri rreth orës 21.30

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është gati që të boksojë sonte në stadiumin “Aur Albania” në Tiranë.

Atmosfera është shumë e mirë në stadium.

Marku do të përballet me meksikanin Miguel Ramirez. Marku pritet të dal në ring rreth orës 21.00.

Ky meç zgjon kërshëri të jashtëzakonshme.

Boksieri shqiptar zotohet për fitore dhe asgjë tjetër. 

Ai është më i përgatitur se kurrë dhe premton luftë të madhe

Për ta shikuar meçin, klikoni këtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat