Rama njofton pritje edhe për boksierin Florian Marku

Boksi

Rama njofton pritje edhe për boksierin Florian Marku

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 15:11
Rama njofton pritje edhe për boksierin Florian Marku

Rama njofton pritje edhe për boksierin Florian Marku: Ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës!

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do i rezervojë boksierit, Florian Marku të njëjtën ceremoni pritje si ajo për atleten, Luiza Gega.

Rama ka theksuar se ditën e shtunë do nderojë me krenari kampionin që sipas tij ngriti flamurin shqiptar më majë të botës.

Kryeministri ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen ceremonisë.

“Nesër, 27 gusht ora 11:00, nderojmë një tjetër krenari kuqezi, kampionin që e ngjiti flamurin shqiptar në majën e botës, Florian Markun dhe kush dëshiron e ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur”, thekson Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat