E rëndë, sportisti i njohur gjendet i varur në apartamentin e boksierit....

Boksi

E rëndë, sportisti i njohur gjendet i varur në apartamentin e boksierit....

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 16:48
E rëndë, sportisti i njohur gjendet i varur

Jarrett Johnson është gjetur i vdekur në një apartament të boksierit të njohur Floyd Mayweather në Las Veags.

Mediet amerikane raportojnë se 24-vjeçari dyshohet se mund të ketë kryer vetëvrasje.

Ai është gjetur i varur në dhomën e ndenjes nga e dashura e boksierit Mayweather, Jamie Lynn, i cili është edhe kushëriri i Johnson.

Megjithatë ende nuk ka asnjë raport zyrtar për këtë dyshim.

Burime anonime mësohet se i kanë thënë medieve amerikane se: “Na u tha se 24-vjeçari Jarrett Johnson u pa nga një mik, që u shfaq në apartament rreth orës 16:30 më 22 gusht. Miku i tij thirri 911 … por në momentin që policia u përgjigj, Johnson kishte ndërruar jetë”.

Sipas burimeve, vetëvrasja mund të lidhet me depresionin, që ishte duke kaluar lojtari i futbollit amerikan që kur i vëllai, Justice, u vra në vitin 2019, kohë kur Jarrett ishte vetëm 18 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat