Paralajmërohet lufta ndërmjet Joshuas dhe Whyte

Boksi

Paralajmërohet lufta ndërmjet Joshuas dhe Whyte

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:25
Joshua dhe Whyte

Një revansh i madh në kategorinë e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Dillian Whyte mund të ndodhë vitin e ardhshëm, sipas vëllait të Whyte.

Joshua vjen pas humbjes së dytë nga Oleksandr Usyk në revanshin e tyre në fillim të gushtit, ku ukrainasi mori një fitore me vendim të gjyqtarëve në Arabinë Saudite.

Pas meçit, Joshua zbuloi se dëshiron të kthehet në ring sa më shpejt të jetë e mundur, me një datë të mundshme rikthimi në dhjetor. Mentori i tij, Eddie Hearn, emëroi dyshen Whyte dhe Deontay Wilder si kundërshtarë të mundshëm.

“Do të doja ta shihja të rikthehej. Ndoshta edhe në fund të dhjetorit,” tha Hearn për “talkSPORT”. Ka beteja të mëdha për të. Ndoshta Dillian Whyte ose Deontay Wilder.”

Ëhyte nuk ka luftuar që kur u eliminua nga Tyson Fury në prill të vitit 2022 në stadiumin “Wembley”.

“The Bodysnatche” ka kërkuar gjithmonë një revansh me Joshua-n dhe tani sipas vëllait të tij, kjo edhe mund të ndodh.

“Dillian do të kthehet, ai është i mirë, ai po stërvitet”, tha Dean Whyte.

I pyetur nëse do të ishte ndeshja e radhës me Joshua-n, Whyte u përgjigj: “Ka një mundësi të madhe. Mundësia e luftës me Joshuan është shumë e fortë. Të dy djemtë po vijnë nga disfata, kështu që do të jetë një luftë e mirë për vitin 2023.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat