Boksieri Krasniqi humb një person të dashur në familje

Boksi

Boksieri Krasniqi humb një person të dashur në familje

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 10:43
Robin Krasniqi me gjyshen

Boksieri nga Kosova Rubin Haxhi Krasniqi ka njoftuar se sot ka humbur gjyshen e tij e cila ka ndërruar jetë.

Përmes një statusi në “Facebook”, boksieri nga Juniku ka shprehur dhimbjen e tij duke thënë se humbja e saj është shumë e madhe për të.

“Të Zotit jem dhe tek ai do të kthehemi! U bëfsh banore e xhenetit gjyshja ime.

U rritëm nëpër duart tua, u këshilluam shumë nga ti, dashuria jote për ne ishte gjithmonë deri në frymën e fundit, na e bënë hallall nëse ndonjëherë të kemi mërzitur! Sot na i copëtove zemrat. Do të duam e të kujtojmë gjithmonë gjyshja jonë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat