Demolli krenar me punën e boksierëve 

Boksi

Demolli krenar me punën e boksierëve 

Nga: K.G.. Më: 1 shtator 2022 Në ora: 14:52
Demolli krenar me punën e boksierëve 

Boksierët dhe boksieret përgatiten maksimalisht në Brezovicë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, tha se kushtet janë të mira, atmosfera për mrekulli dhe sipas tij, gjithçka siç e kërkon rendi. 

“Nga 25 gushti boksierët e kombëtares së Kosovës të të gjitha grupmoshave gjenden në përgatitje bazike në Brezovicë, ku po punohet tri herë në ditë dhe po mbushin akumulatorët para fillimit të garave në muajin shtator.

Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët e rinj dhe seniorë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Ballkanik djem e vajza, Turneu ndërkombëtar “Balkan” për femra seniore Sofje (Bullgari), Kampionati Evropian për junior dhe juniore  Montesilvano (Itali) etj.
Trajneri Mehmet Haxhani, selektorët Besnik Vranovci dhe Faton Xhakli, janë të kënaqur me punën që po bëjnë boksierët dhe boksierët në këto përgatitje bazike”,
njofton Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat