Vdes legjenda që nokautoi 68 boksierë!

Boksi

Vdes legjenda që nokautoi 68 boksierë!

Nga: K. Goca Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:44
Gjatë një meçi me Muhammad Ali

Boksieri legjendar amerikan Earnie Shavers, në vitin 1970 fitoi një reputacion si boksieri që dha grushtet më të forta, vdiq të enjten - vetëm një ditë pasi mbushi 78 vjeç.

Karriera e Shavers filloi nga viti 1969 dhe përfundoi në 1995, por ai pati luftimet e tij më të mira në vitet 70-ta.

Ai njihej me pseudonimet "Shkatërruesi" dhe "Goditjet e Shekullit" dhe kishte një rekord prej 74-14-1 dhe 68 nokaut në karrierën e tij.

Ai luftoi për titujt e peshave të rënda me Muhammad Ali dhe Larry Holmes dhe do të mbahet mend meçi i tij me Aliun në “Madison Square Garden” në shtator të vitit 1977.

Zhvilloi 15 runde dhe vendim unanim i gjyqtarëve ishte për Muhammad Ali, kampion.

Fitorja më e madhe në karrierë e Shavers ishte padyshim ajo në mars të vitit 1979 kur ai mposhti Ken Norton në raundin e parë.
Shkaku i vdekjes së Ernie Shavers aktualisht nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat