Vdes gjyqtari i mirënjohur i Kosovës 

Boksi

Vdes gjyqtari i mirënjohur i Kosovës 

Nga: K. G. Më: 15 shtator 2022 Në ora: 23:34
Aliriza Rexhepi

Lajmi i hidhur për boksin dhe në përgjithësi sportin e Kosovës, vdes gjyqtari i mirënjohur Aliriza Rexhepi. 
Lajmi bëhet i ditur nga familja e tij.

Jam shumë zemër thyer me ikjen tënde të hershme Xhaxhi Ali. 

Zoti të shpërbleftë në parajsë dhe dritë bëftë shpirti yt.

Ne çdo herë do të përkujtoj me mallin dhe kujtimin më të mirë për ty, 

Një ditë sërish do të jemi bashkë. Pse nuk na prite vetëm edhe një herë me na pa neve që s’jemi afër... 

Me shumë dhembje nga mbesat e tua Arta dhe Loreta”, ka shkruar Arta Rexhepi në profilin e saj në facebook.

Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federales së Boksit të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes së Aliriza Rexhepit dhe komunitetit të boksit: “Sporti ynë sot humbi një figurë të veçantë, një gjyqtar të mrekullueshëm, boksi dhe referimi do të jetë i varfër pa një gjyqtar që dha shumë ndër vite për boksin”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat