Kur Latif Demolli i thurte elozhe Rrustem Konjuhit: Je pazëvendësueshëm, i sinqertë, korrekt

Boksi

Kur Latif Demolli i thurte elozhe Rrustem Konjuhit: Je pazëvendësueshëm, i sinqertë, korrekt

Nga: K. G. Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:17
Latif Demolli e Rrustem Konjuhi

Modestia e Latif Demollit, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Demolli, para pesë viteve, i thurte elozhe (atëkohë gjyqtar i boksit) Rrustem Konjuhit.

Demolli gjithmonë ka qenë xhentëlmen dhe asnjëherë xheloz, sepse i gëzohej sukseseve të homologut të tij, Rrustem Konjuhit.  

Image

Komplimenti i Demollit

Dikur kolegë të referimit, sot Konjuhi është në pension e Demolli është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës. 

“Kolegë, i pazëvendësueshëm, i sinqertë, korrekt, me te gjitha tiparet që i duhen një njeriu”, kishte komentuar Demolli në fotografinë e zotëri Konjuhi. Epike apo jo! Raportet mes Demollit dhe Konjuhit, nuk janë si dikur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat