Boksieri: Më ra të fikët në ujin e ftohtë, trajnerët më shpëtuan jetën

Boksi

Boksieri: Më ra të fikët në ujin e ftohtë, trajnerët më shpëtuan jetën

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:03
Oleksandr Usyk

Boksieri Oleksandr Usyk, kampioni i botës në peshën e rëndë, iu desh të shpëtohej nga trajnerët, pasi i kishte rënë të fikët, ndërsa përpiqej të mbante frymën nën ujë, gjatë seancave stërvitore ekstreme me ekipin kombëtar të boksit të Ukrainës.

Trajneri i Usyk, Egis Klimas, ishte mburrur më herët se ukrainasi mund të mbajë frymën për katër minuta e dyzet sekonda nën ujë. Përdorimi i pishinës si një mjet trajnimi nuk është i ri për Usyk.

35-vjeçari përdori rregullisht stërvitjen e notit si një metodë për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshmërisë së tij gjatë kohës së tij me ekipin kombëtar ukrainas të boksit amator.

Duke folur në kanalin e tij në “YouTube”, ukrainasi kujtoi një përvojë të tmerrshme ku shokët e tij të skuadrës duhej të hidheshin në pishinë për ta shpëtuar, pasi i kishte rënë të fikët nën ujë.

“Ju e dini që jam pak i çmendur dhe kështu trajnerët e mi më vëzhgojnë me kujdes. Një herë, duke mbajtur frymën nën ujë, më ra të fikët për një moment dhe më nxorrën menjëherë nga pishina”, tha ukrainasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat