Rrëfehet McGregor

Boksi

Rrëfehet McGregor

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:56
Rrëfehet McGregor

Conor McGregor duket se po e lë pas vetes divizionin e peshës së lehtë. Të paktën për momentin. Ish-kampioni i dyfishtë në UFC, mori pjesë në një seancë të shkurtër pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat e tij. Ndër pyetjet e bëra ishin ato në lidhje me të ardhmen e irlandezit në kafaz, një vit pas operacionit në këmbë.

“The Notorius” u shpreh se po i kushton vëmendje një dueli për titullin ndaj kampionit të botës Kamaru Usman: “Patjetër që më intereson kjo sfidë”, shkroi McGregor në rrjetet sociale.

“Jam i ngazëllyer që rikthehem. Njerëzit kanë parë një gjysmë faqe të dosjes sime. Ky do të jetë rikthimi më i madh në historinë e sportit”, tha më tej irlandezi, që së fundi është marrë me xhirime të një filmi ku do të debutojë.

McGregor ka humbur dy duelet e fundit, të dyja ndaj Dustin Poirier. Triologjia u mbyll me dëmtimin e irlandezit, pas thyerjes së këmbës dhe prej 15 muajsh ai nuk është ngjitur në kafaz. “Ai dëmtim është një kujtim i largët. Kirurgët dhe një ekip mjeshtëror mjekësh më rikthyen në formë. Këmba tani është një armë vdekjeprurëse”, tha McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat