Kështu duket legjenda e Kosovës, në vitin 1974 rrahu Marijan Beneshin

Boksi

Kështu duket legjenda e Kosovës, në vitin 1974 rrahu Marijan Beneshin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2022 Në ora: 19:23
Nazif Gashi - majtas dhe Xhevdet Kastrati - djathtas

Legjenda e boksit të Kosovës, Nazif Gashi, duket jashtëzakonisht mirë! 

Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, sot jeton e vepron në kryeqytetin e Kosovës.

Gashi mbahet mend edhe sot kur në vitin 1974 rrahu kampionin e Evropës, boksierin ish jugosllav Marjan Beneshin.

Xhevdet Kastrati, dashamirë i madh i sportit në përgjithësi, tha se takimi me të, i kujtoj shumë ngjarje të mëdha, veçmas Prishtinën e famshme në boks, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.

Gashi, në vitet e pasluftës ka qenë edhe selektor i Kombëtares së Kosovës në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat