Grushtet zhvendosen në Vlorë

Boksi

Grushtet zhvendosen në Vlorë

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 14:23
Grushtet zhvendosen në Vlorë

Finalet e kampionatit të boksit në Pallatin e Sportit “Flamurtari” në Vlorë, të planifikuara të luheshin paraditen e sotme, pritet të nisin pas orës 14:00.

Kjo për shkak të një incidenti të ndodhur pasditen e djeshme dhe ku Flamurtari pretendonte për një padrejtësi.

Kjo ka sjellë irritimin e boksierëve si dhe tifozëve, ndërsa është dashur ndërhyrja e Policisë të qetësonte situatën.

Por, Tirana dhe Teuta janë tërhequr nga gara bashkë edhe me gjyqtarët e takimit. Në fund është vendosur që dy ndeshjet e mbetura të luheshin sot paradite, por kjo gjë nuk ndodhi.

Federata vendosi që finalet të luhen pas orës 14:00 por pa tifozë. Mbetet për tu parë nëse Tirana dhe Teuta do të vazhdojnë garën apo kanë vendosur të tërhiqen përfundimisht.

Kujtojmë se edhe një vit më parë kampionati kombëtar i boksit, i zhvilluar në Shkodër u mbyll para kohe me shfaqje të shëmtuara dhune, teksa pallati i sportit u shndërrua në arenë për përleshje jashtë ringut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat