​Donjeta Sadiku gati për Kampionatin Evropian

Boksi

​Donjeta Sadiku gati për Kampionatin Evropian

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:11
​Donjeta Sadiku

Medalistja botërore në boks, në kategorinë 60 kilogramë, Donjeta Sadiku se bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka, nesër, më 12 tetor 2022 udhëtojnë në Kampionatin Evropian për seniore qe mbahet ne Budva (Mali i Zi) nga data 14-23 tetor.

Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgatitur maksimalisht për keëë kampionat evropian.

Ajo shpreson dhe beson se nga ky kampionat evropian Donjeta do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Duhet cekur se boksierja Sadiku ka qenë kampione evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja dhe këtë vit presim që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si seniore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat