Donjeta: Do të jem kampione evropiane

Boksi

Donjeta: Do të jem kampione evropiane

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 17:20
Donjeta: Do të jem kampione evropiane

Boksierja e kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, shprehet e gatshme për Kampionatin Evropian, që do të zhvillohet në Budvë.

Medalistja botërore në kategorinë 60 kg tha se është përgatitur mirë për këtë ngjarje të madhe.

“Do të jem kampione Evropiane, për arsye se kam medalje nga konkurrenca si juniore, U16, me të rejat U18, dhe tani është radha të kem medalje edhe si seniore”, ka thënë Sadiku.

Donjeta ka një përvojë dhe kjo është dhe si përparësi për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat