Joshua ndryshon planet

Boksi

Joshua ndryshon planet

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 00:16
Joshua ndryshon planet

Pasi dështoi sfida ndaj patriotit të tij Tyson Fury, boksieri britanik Anthony Joshua ka ndryshuar planet për të ardhmen. Menaxheri i tij Eddie Hearn ka konfirmuar se sfida e radhës e Joshua do të jetë ndaj një boksieri më të lehtë, duke hequr dorë nga ideja që të përballet menjëherë për titull.

“Gjithnjë kam patur idenë se pas duelit të fundit ndaj Usyk, ai duhet të përballet me një boksier që është në “top-15” më të mirët në botë. Joshua ra pre e provokimit të Fury dhe pranoi verbalisht një duel që ndoshta do të ndodhë në të ardhmen, por jo nenjëherë”, u shpreh Eddie Hearn.

“Ndoshta Joshua mund të duelojë me Wilder apo me një boksier tjetër brenda “top-15”. Ne nuk i kemi bërë asnjë ofertë asnjë boksieri tjetër edhe pse kemi dëgjuar shumë emra.

Mendoj se Joshua do të zhvillojë nja dy duele me boksierë më të pranueshëm për të fituar konfidencë dhe më pas të duelojë për t’u bërë kampion bote për të tretën herë”, tha Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat