Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Boksi

Donjeta Sadiku kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

Nga: K. G. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:37
Donjeta Sadiku triumfon

Boksierja Donjeta Sadiku ka treguar zemër të madhe duke arritur në çerekfinale të Kampionatit Evropian.  

Ajo dëshmoi klasin e saj në përballje me boksieren nga Greqia, Marinela Cani.

“Fitore bindëse e Donjeta Sadikut. 

Medalistja botërore. Donjeta Sadiku (60 kg) sot në të tetën e finales mundi bindshëm 5:0 boksieren nga Greqia Marinela Cani dhe u kualifikua për çerekfinale/

Donjeta me 19 tetor bokson për medalje me boksieren nga Rumania Marin Loredana Andreea”, njofton Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat