Donjeta Sadiku garon sot në gjysmëfinale të Evropianit

Boksi

Donjeta Sadiku garon sot në gjysmëfinale të Evropianit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:05
Donjeta Sadiku garon sot në gjysmëfinale të Evropianit

Donjeta Sadiku përballet sot me kampionen olimpike Tokyo 2020, njëherit kampione e botës 2018, irlandezen, Anne Harrington, në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit.

Ky Evropian po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku ka kaluar me sukses lëndimin e pësuar në këmbë gjatë çerekfinales, dhe është e gatshme për sfidën e sotme.

Sesioni i kategorisë 60 kg, nis prej orës 17:30. Lufta e Donjetës është e gjashta me radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat