Gati për sfidën e titullit

Boksi

Gati për sfidën e titullit

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:14
Gati për sfidën e titullit

Braziliani Çarls Oliveira dhe rusi Islam Makhaçev kanë kapur të dy peshën e duhur në prag të përballjes që do të zhvillojnë mes tyre pas 48 orësh në eventin UFC-280 në Abu Dhabi.

Kjo sfidë është e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e lehtë, titull që është vakant.

“UFC” kishte frikë se mos ndonjë nga sportistët nuk kapte peshën, siç ndodhi herën e fundit, kur Oliveira peshonte më shumë dhe nxori vakant titullin.

Si Oliveira ashtu dhe Makhachev ishin të dy brenda peshës së lejuar dhe më pas dolën “ballë për ballë”, takim që shkoi pa incidente. Kjo sfidë mes dy sportistëve shihet me shumë interes, pasi të dy vijnë nga një seri prej 10 fitoresh radhazi.

Makhaçev është stërvitur nga ish-kampioni i botës Khabib Nurmagomedov, ndërsa Oliveira synon të rimarrë titullin që nxori vakant në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat