Befason boksieri 24-vjeçar

Boksi

Befason boksieri 24-vjeçar

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 13:40
Befason boksieri 24-vjeçar

Quhet Michel Rivera dhe e konsideron veten se është Muhammad Ali. Dhe beson realisht te kjo gjë. “Unë jam rimishërimi i Ali”, thotë boksieri 24-vjeçar nga Republika Domenicane, që garon në peshën e lehtë.

Ai nuk tërhiqet nga kjo ide dhe e konsideron veten, pa asnjë dyshim, se është legjenda e boksit. Për sa i përket stilit të boksimit, ajo është e ngjashme me atë të Ali, me flokët e prera njësoj, forma trupore dhe ajo atletike, pantallonat e shkurtra të bardha.

Në pantallona ka të shkruar emrin “Ali” dhe e përdor këtë fakt në të gjitha duelet që zhvillon.

Në pamjen e jashtme ngjashmëria është e madhe, ndërsa për sa i përket talentit është ende herët për të bërë krahasimin. Këtë gjë do ta thotë koha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat