Khabib bën gjestin e papritur pas sherrit

Boksi

Khabib bën gjestin e papritur pas sherrit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:35
Khabib bën gjestin e papritur

Pas sherrit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Abu Dhabi, gjatë kohës që mbyllej eventi UFC-280 në artet mariale mikse mes luftëtarit suedez Khamzat Chimaev dhe stafit të Khabib Nurmagomedov, ky i fundit ka vënë rregull dhe ka ulur gjakrat. Ish-kampioni rus i peshës së lehtë ka mbledhur palët në një tavolinë, në një darkë ku kanë marrë pjesë të gjithë sherrxhinjtë.

“Ajo që ndodhi atë ditë jashtë kafazit nuk ka lidhje me asnjërin prej nesh. Nuk duhet të influencojë as tek unë, as te Khamzat apo Abubakar (vëllai i Khabib i përfshirë në sherr me Chimaev). Te jem i sinqertë dhe i ndershëm në atë që them, ne jemi të lodhur nga këto gjëra pa asnjë lloj kuptimi”, u shpreh Khabib, në një video nga darka që ai organizoi në Abu Dhabi.

“Ja ku jemi të mbledhur të gjithë këtu si vëllezër, biseduam me njëri-tjetrin dhe i kërkuam falje njëri-tjetrit. U përqafuam dhe shpresoj që në të ardhmen të bashkohemi e të luftojmë për një arsye të mirë. Islam u shpall kampion bote që në rastin e parë dhe shumë pranë titullit është edhe Khamzat dhe nesër do të jetë ai që do të na mbledhë”, tha me tej Nurmagomedov.

“Ndaj, kur Khamzat të fitojë titullin ne do të mblidhemi sërish për të festuar një kampion të ri bote. Uroj që Zoti të na ndihmojë, shpresoj shumë që pas atij momenti të trishtë të festojmë sërish tituj. Ajo që ndodhi jashtë kafazit nuk do të përsëritet më me asnjërin nga ne. Dua që kur njerëzit të flasin për ne të jemi gjithnjë të bashkuar”, tha Khabib Nurmagomedov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat