Ish-kampioni i botës rikthehet me fitore pas luftës në Ukrainë

Boksi

Ish-kampioni i botës rikthehet me fitore pas luftës në Ukrainë

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:54
Ish-kampioni i botës rikthehet me fitore

Boksieri ukrainas Vasyl Lomachenko u rikthye me fitore në ring 11 muaj nga sfida e fundit, duke mposhtur me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Jamaine Ortiz. Sfida e zhvilluar në Nju Jork ishte mjaft e fortë, shkoi deri në raundin e 12-të, me ukrainasin që synon të rikthehet kampion bote në peshën e lehtë, si dikur.

Lomachenko, që pas fillimit të luftës në Ukrainë u rikthye në vendlindje për të mbrojtur Kievin, u ngjit në ring mes shumë dilemash, por në fund ia doli mbanë të triumfojë. Të tri gjyqtarët i dhanë ukrainasit fitoren: 115-113, 116-112 e 117-11. Gjithsesi, sfida ishte thuajse e barabartë dhe diferencën e bënë detajet.

Ortiz, që deri sot ishte i pamposhtur, pësoi humbjen e parë në karrierë (ka edhe 16 fiore e 1 barazim). Ndërsa për ukrainasin kjo është fitorja e 17 në karrierë, ku ka edhe dy humbje. Amerikani dha disa grushte të fortë, që dëntuan Lomachenko në sy, por që arriti të përballojë situatën e në fund të fitojë duelin.

Raundet e parë i shërbyen ukrainasit të gjejë ritmin e munguar dhe më pas të krijojë epërsinë e duhur, për ta fituar duelin. Me kalimin e raundeve, Lomachenko arriti të godasë fort Ortiz, duke e vënë këtë të fundit në vështirësi. Pas fitores, ukrainasi u shpreh se synon të duelojë për titujt kampionë të peshës së lehtë ndaj Devin Haney

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat