Amerikani nokauton rusin 

Boksi

Amerikani nokauton rusin 

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 13:55
Amerikani feston

Boksieri Terence Crawford mbetet një nga më të mirët në boks.

Përballë një tifozerit të zjarrtë të qytetit Omaha të SHBA-së, amerikani Crawford e nokautoi rusin David Avanesyan.

Pas një boksi të mirë, në rundin e gjashtë gjithçka mori fund, ku mposhtet me nokaut Avanesyan.

Me këtë fitore, Crawford mbrojti titullin WBO në kategorinë velter.

“Fillova të rrisja ritmin dhe e kapa atë me një goditje”, tha Crawford në intervistën e pas meçit.

Ishte fitorja e 10-të radhazi e Crawford-it me ndërprerje.

Crawford i ka fituar 39 meçet në boksin profesionist, prej tyre 30 me nokaut.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat