Ky është kundërshtari i ardhshëm i Florian Markut

Boksi

Ky është kundërshtari i ardhshëm i Florian Markut

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:12
Florian Marku

Boksieri shqiptar Florian Marku mund të përballet me britanikun Xhosh Keli, një duel që do të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmoi “Sky Sports”, që i referohet si promotorit të boksierit shqiptar, i pamposhtur në karrierën e tij (12 fitore e 1 barazim) ashtu dhe promotorit të boksierit britanik.

Xhosh Kelli (12 fitore, 1 humbje e 1 barazim), dueloi më 2 dhjetor ndaj patriotit të tij Troj Uiliamson, ndërsa Marku nuk duelon që prej gushtit të këtij viti, kur mundi meksikanin Miguel Parra Ramirez.

“Kjo përballje me Xhosh Kelin është një sfidë që Florian Marku dëshiron. Kris Kongo ose Xhosh Kelly, ata janë betejat e mëdha për Florianin,” tha Ben Shalom për “Sky Sports”.

Këtë gjë e konfirmoi edhe Kajll Sauerland, promotori i Xhosh Kelli.

“Natyrisht që kjo sfidë me Marku do të ishte një përballje e madhe, mjaft tërheqëse. Kemi dëgjuar shumë për të.

Gjithsesi, Marku nuk është rivali i vetëm, por Marku është në listën e rivalëve. Një sfidë me “mbretin shqitpar” (albanian king-nofka e Markut) do të ishte mjaft interesante, pasi do të sillte shumë fansa e të ardhura. Ne dëshirojmë shumë fansa, bileta të shitura, audiencë të madhe në TV,” tha mes tjerash Sauerland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat