Marrëveshja me Fury thuajse e mbyllur

Boksi

Marrëveshja me Fury thuajse e mbyllur

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 13:31
Marrëveshja me Fury thuajse e mbyllur

Marrëveshja për një duel që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, mes ukrainasit Oleksandr Usyk dhe britanikut Tyson Fury është thuajse e përfunduar. Kështu ka deklaruar Egis Klimas, menaxheri i Usyk, që shtoi se palët kanë arritur marrëveshjen në shumë detaje për këtë sfidë.

Sipas Klimas, që ka takuar Frank Warren, menaxherin e Fury, dueli do të zhvillohet në fundin e shkurtit të vitit të ardhshëm, në Arabinë Saudite. Kjo përballje pritet me interes nga të gjithë, pasi të dy boksierët janë të pamposhtur në ring.

Klimas tha se negociatat me spalëve janë në një stad të avancuar, duke shtuar se Katari e Londra janë dy vende të tjera se ku mund të zhvillohet sfida. Një deklaratë që vjen pavarësisht vendimit të IBF e WBA për të mandatuar të tjerë boksierë, apo faktit se Fury do të operohet në bërryl dhe do t’i duhet kohë për t’u përgatitur.

“Gjërat thuajse janë sistemuar, pasi nuk ka shumë për të diskutuar. Janë dy kampionë të pamposhtur dhe kjo është ajo që njerëzit duan të shohin.

Me shumë gjasa do të duelojnë në Arabi. Nuk kemi hasur pengesa për këtë sfidë. Të dy boksierët e duan këtë sfidë dhe mezi presin të kenë njëri-tjetrin përballë”, tha Klimas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat