McGregor synon titullin e tretë në peshën e mesme

Boksi

McGregor synon titullin e tretë në peshën e mesme

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 11:44
McGregor synon titullin e tretë në peshën e mesme

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse Conor McGregor është gati të provojë veten e tij në peshën e mesme. Këtë gjë e konfirmoi vetë kampioni irlandez përmes një postimi në rrjetet sociale: “Me 100%” do të testoj veten kundër kundërshtarëve të peshës së mesme në një moment të karrierës”.

“The Notorius” (famëkeqi, nofka e McGregor) e filloi karrierën në peshën “featherweight”, për të kaluar më pas në peshën e lehtë. Në të dyja këto pesha ai është shpallur kampion bote në të shkuarën. Gjithsesi, McGregor nuk duelon prej më shumë se një viti, që kur u dëmtua në përballjen e tretë ndaj Dustin Poirier dhe u operua në këmbë.

Gjatë këtij një viti, ai ka shtuar ndjeshëm në peshë dhe synimi i tij është të fitojë një titull të tretë në UFC dhe pesha e mesme duket e përshtatshme për të, në rikthimin e tij në kafaz.

“Jam si një frigorifer i madh, gati për peshën e mesme. Por edhe i nxehtë si furrë në të njëjtën kohë, ju e dini vetë. Do të jetë një punë e vështirë. Kam bërë një punë të madhe psikologjike”, shkruan më tej McGregor.

Gjithsesi, do të kalojë pak kohë para se McGregor të ketë një shans për të luftuar sërish në kafaz. Ai duhet të kryejë fillimisht dy teste antidoping, duke hyrë kështu sërish në progamin e Usada (antidopingu amerikan). Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e tij edhe pse irlandezi synon pranverën e vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat