Të martën spekatakël i madh në Pejë! Bileta kushton 3 - 150 euro

Boksi

Të martën spekatakël i madh në Pejë! Bileta kushton 3 - 150 euro

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:57
Të martën spekatakël i madh në Pejë!

Vetëm edhe 4 dite na ndajnë nga eventi i madh i boksit profesionist që do të zhvillohet në qytetin e bukur të Pejës.

Promoter të kësaj mbrëmje janë Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu si dhe organizim teknik nga klubi i boksit “A.P. PEJA” me Viktor Zefi. Duhet cekur se ky spektakël vëzhgohet nga Federata profesionale e boksit te Kosovës ku edhe ne ring do të zhvillohen 8 ndeshje profesionale.

Ndryshe, promotorët njoftojnë se priten ndeshje mjaft interesante pasi kundërshtaret janë zgjedhur në nivel te njejtë me bokserat shqiptar dhe për të ardhur deri tek fitoret patjetër se nevojitet edhe përkrahja e publikut që besojnë se do të mbushet palestra “Karagaçi ne Pejë.

Ndeshjet profesionale fillojnë nga ora 17:30, kurse para tyre është parapa të zhvillohen edhe disa ndeshje amatore si dhe do të mbahet një koncert prej 30 minuta nga Shoqëria kulturore artistike “Kqira” nga Puka të cilët edhe do të paralajmërojnë duelet e zjarrta.

Meçet me interesante pritet te zhvillohen nga Elbasan Hajzeraj, Edmond Zefi, Viktor Cakiqi e Riad Kunushevci qe ndaj tyre do kenë kundërshtar me përvojë, duke mos i anashkaluar edhe Jasin Lama, Arjon Kajoshi, Nelson Hysa si dhe dueli i vajzave Elif Nur Turhan vs Karina Szmalenberg qe gjithashtu pritet lufte deri ne minutat e fundit. Biletat hyrëse kushtojne 3 euro, kurse ato vip per 4 persona kushtojne 150 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat