Vit i bronztë për boksin e Kosovës, Latif Demolli mburret me gjeneratën që ka

Boksi

Vit i bronztë për boksin e Kosovës, Latif Demolli mburret me gjeneratën që ka

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:56
Latif Demolli në mes

Boksi ka vitin më të mirë në 23 vitet e pasluftës. Viti i rezultateve kulmore, i medaljeve të bronzta në Kampionat Botëror, në Evropian, në Lojërat Mesdhetare.

Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, është krenar me djem dhe vajza që ka boksi.

Demolli mendon se ky është vetëm fillimi i medaljeve të nivelit më të lartë, dhe gjithsesi, me të drejtë pret të rangohet Federata e Boksit e Kosovës në kategorinë A në kategorizim që bëhet nga komisioni në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës. 

Boksierja Donjeta Sadiku, i dha shkëlqimin me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror dhe pastaj në Evropian.

Shpejtim Bajoku po ashtu ka shënuar suksesin më të madh të meshkujt, është fitues i medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare dhe Taulant Jakupi (86 kg) dhe Donat Syla (92 kg) fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të boksit për të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat