Diaz thumbon McGregor

Boksi

Diaz thumbon McGregor

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 13:23
Diaz thumbon McGregor

Nate Diaz dhe Conor McGregor, dy nga ikonat e arteve marciale mikes (MMA) kanë replikuar me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, në lidhje me debutimin e një Lige të re nën drejtimin e Dana White, presidentit të UFC-së. Bëhet fjalë për “Ligën e Shuplakës” (Power Slap League), që do të ketë eventin e parë në janarin e 2023-shit.

“Kjo Ligë e re po më tërheq shumë brenda meje. Kujt nuk i pëlqen të shikojë shuplaka me cilësi të mira.

Kush do të japë goditjen i pari? Sa kohë duhet nga një goditje në tjetrën? Kjo është një cmenduri. Unë jam gati të marr pjesë. Unë ndaj Nate do të duelojmë për titullin”, shkruan irlandezi, ish-kampion i dyfishtë në UFC.

Nuk ka munguar replika e gangsterit amerikan, që përmes një postimi në thumbuar McGregor, duke i kujtuar të shkuarën: “Unë tashmë e kam mundur një herë Conor në atë lojë. Ai duhet ta mbajë mend”, shkruan Nate Diaz, duke postuar edhe një video nga sfida e tyre dhe një moment kur godet me shuplanë irlandezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat