Ish-kampionia e botës në kafaz më 30 dhjetor

Boksi

Ish-kampionia e botës në kafaz më 30 dhjetor

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 16:24
Ish-kampionia e botës në kafaz më 30 dhjetor

Ish-kampionia e botës në peshën “strawweight” (pasha deri 52kg) në artet marciale mikse, Rose Namajunas, do të rikthehet në kafaz më 30 dhjetor. Ajo do të duelojë ndaj kanadezes Gillian Robertson, një sfidë e vlefshme për eventin “UFC Fight Pass”, që zhvillohet në Filadelfia (Amerikë).

Namajunas, 11 fitore e 5 humbje na kafaz, nuk duelon që prej majit të këtij viti, kur humbi titullin në duelin ndaj Carla Esparza. Ajo e ka fituar dy herë titullin e këtij Divizioni dhe po dy herë e ka humbur, duke synuar që ta rrëmbejë sërish atë një herë të tretë vitin e ardhshëm.

Ndaj sfida ndaj Robertson është e rëndësishme për 30-vjeçaren amerikane.

“Mezi e pres këtë sfidë edhe pse është disi ndryshe. Do të jetë një mundësi e mirë për të testuar veten dhe më pas të mendoj sërish për titullin.

Shpresoj që të fitoj dhe më pas të dueloj për titullin, që më mungon shumë”, tha Namajunas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat