Fury: Do ta mposht me KO njeriun që e bëri Anthony Joshua të qajë

Boksi

Fury: Do ta mposht me KO njeriun që e bëri Anthony Joshua të qajë

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:08
Fury

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij për të dueluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Ky i fundit mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO, që i ka fituar dhe më pas mbrojtur pas dy fitoreve që arriti ndaj Anthony Joshua.

Në një deklaratë për mediat, Fury u shpreh se do ta mposhtë Usyk, do t’i rrëmbejë të gjithë titujt dhe do të hakmerret për Joshua. Në një frazë, ai ka thumbuar të dy boksierët, Usyk e Joshua, kur thotë: “Do ta mund Usyk me KO në ring, njeriun që bëri Joshua të qajë pas humbjes së revanshit”.

“Do ta mund njeriun që e bëri Joshua të qajë si një vajzë e vogël.

Do ta mund Usyk. Ai është shumë i vogël për mua, nuk ka asnjë kredit para meje.

Do ta bëj të kërcejë në ring nga grushtet e mia. Do të shihni se sa i mirë është kur të përballet me mua në ring”, u shpreh Tyson Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat