UFC zbulon sportistët

Boksi

UFC zbulon sportistët

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 12:14
UFC zbulon sportistët

Viti 2022 në artet marciale mikse (MMA) thuajse ka mbyllur të gjitha eventet dhe është koha për të bërë disa balance. Përmes një votimi të hapur, UFc ka përcaktuar sportistët më të mirë të këtij sezoni si dhe ka zgjedhur duelin më të bukur.

Sportisti më i mirë mashkull është vlerësuar braziliani Alex Pereira. Ai befasoi këtë vit në eventin UFC-281, zhvilluar në nëntor, kur mposhti me KO teknik kampionin e botës në peshën e mesme Israel Adesanya. Një duel ku Pereira shkëlqeu, arriti një rezultat befasues, duke e merituar plotësisht vlerësimin.

Ai mposhti në këtë garë rusin Islam Makhachev dhe australianin Alexander Volkanowski, që ndajnë podiumin me të.

Për femra, sportistja më e mirë e vitit 2022 u shpall kinezja Weili Zhang, e cila u rikthye kampione e botës në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg). Në eventin UFC-281, ajo mposhti Carla Esparza, duke rimarrë titullin që pat humbur 18 muaj më parë.

Pikërisht ky event, UFC-281, ku u arritën disa rezultate befasuese, u vlerësua edhe si eventi më i mirë i vitit, mjaft i ndjekur nga fansat. Për sa i takon duelit më të bukur të këtij sezoni, u vlerësua sfida mes çekut Jiri Prochazka dhe brazilianit Glover Texeira (UFC-275). Në këtë duel, çeku fitoi me “submission” ndaj rivalit, duke marrë titullin kampion në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat